Brickos

Rama: Mbetemi të zhgënjyer nga çasja e BE-së dhe atyre shteteve që janë në pro pavarësisë së Kosovës

Rama: Mbetemi të zhgënjyer nga çasja e BE-së dhe atyre shteteve që janë në themel të pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj proceseve të Kosovës për zhvillim dhe integrim evropian. “Dje përkujtuam në Prizren për të dytën herë brenda këtij viti amanetet e urdhërresat e Lidhjes shqiptare, të cilat koha jo vetëm nuk I ka zbehur aspak por i ka në rendin e ditës.  Sot duhet sjellë këtu pasazhet e një letre, të Shtefan Gjeqovit, që I shkruante prej Pejës Faik Konicës më 1898. Zemra e një shqiptari të vërtetë do të lakmonte bashkimin ndër vete”, theksoi Rama. “E pra për Shqipërinë, Kosova është një shtet i pavarur, sovran i barabartë, me regjim kushtetues dhe liberal dhe një pikëpamje afatgjate. Shqipëria është shteti më i interesuar për suksesin e Kosovës. Sot është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete”, shtoi ai. Kjo drejtësi, e drejta ndërkombëtare, është ajo e drejtave të njerit dhe nuk njeh gjysmë njerëz. Ne i kemi mirëpritur dhe i mirëpresim në çdo çast të gjitha dinamikat, që çojnë tek plotësimi i kuadrit dhe zhvillimit të Kosovës”, theksoi Rama. “Për këtë arsye kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga çasja e Bashkimit Evropian dhe atyrre shtete që janë në themel të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Për këtë arsye themelimi i forcave të armatosura të Kosovës ishte hapi kuptimplotë për plotësimin e kuadrit të një shteti që nuk mund të jetë nga askysh si gjysmë shtet. Kosova për gjithë këto vite është shembëlltyra e paqes, respektit për komunitetet dhe mishërimi më domethënës për bashkëpunim dhe dialog me bashkëveprim të sinqertë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …