Rama, në samitin e NATO-s, kërkon njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të saj

Rama, në samitin e NATO-s, kërkon njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të saj

Në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Varshavë, është diskutuar çështja mbi ecurinë e misioneve të Aleancës dhe projektimin e stabilitetit në krahun jugor dhe atë lindor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në këtë Samit, ka kërkuar vëmendje më të madhe të Aleancës së NATO-s ndaj vendeve të Ballkanit, dhe njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të saj. Ai ka thënë se “njohja e Kosovës është një domosdoshmëri që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.  Kryeministri ka vlerësuar se Shqipëria ka kontribute  edhe në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.“Si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, Shqipëria ka planifikuar dërgimin e trajnuesve ushtarakë në Irak”, ka thënë Edi Rama.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …