Edi Rama: Mandati i tretë do të jetë një faqe e re e bashkëpunimit me Kosovën, pavarësisht mosdakordësive

Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë. Gjatë intervistës për Radio Televizionin e Spanjës, ai ka theksuar më tutje se tensionet janë pjesë e atij procesi. Nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Duke folur për mos njohjen e Kosovës nga Spanja, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka saktësuar se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. “Dakort, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë  lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, ka theksuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …