Edi Rama

Rama: Realiteti i Shqipërisë dhe i Ballkanit, nuk është ai që propagandohet si shtëpia e “djallit” në Europë

Në një intervistë dhënë për “Euronews”, kryeministri Edi Rama ka folur  mbi temat më të nxehta aktuale, përfshi Reformën në Drejtësi dhe synimin për të çelur negociatat për anëtarësim në BE, por nuk i kanë munguar edhe disa pyetje jo të rehatshme. Megjithatë, Rama ka këmbëngulur në idenë e tij se realiteti i Shqipërisë, por edhe i Ballkanit, nuk është ai që propagandohet nga krerë ekstremistë si Marine Le Pen apo aleatët e saj dhe se vendi ynë nuk është shtëpia e “djallit” në Europë. Mendoj se në Shqipëri, por edhe në Ballkan në përgjithësi, ne nuk kemi harruar atë që shpesh harrohet në Europë. Faktin që Bashkimi Europian është, mbi të gjitha, një projekt i paqes dhe prosperitetit. Mund ta kujtoni shumë mirë që, për herë të parë pas 68 vitesh, unë shkova në Beograd, ndërkohë që edhe homologu im serb erdhi në Tiranë, për herë të parë në historinë e dy vendeve fqinje, të cilat kanë zhvilluar edhe luftëra me njëri-tjetrin. Pse e bëra këtë? Sepse jemi të gjithë të bashkuar sa i përket synimeve tona për t’iu bashkuar Europës. E nëse Europa ka probleme, ne nuk duhet ta trajtojmë këtë si diçka që nuk funksionon, por si diçka që ka nevojë për udhëheqësi dhe kurajo për të ecur përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …