Rama: Satelitët ALBANIA 1 dhe ALBANIA 2 të gatshëm për t’u lëshuar në hapësirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se satelitët ALBANIA 1 dhe ALBANIA 2 tanimë janë të gatshëm për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për rolin dhe rëndësinë e përdorimit të tyre, ai ka theksuar se këta satelitë do të jenë dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2. “Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë” ka theksuar kryeministri, Edi Rama. Ai ka shtuar më tutje se me satelitët ALBANIA 1 dhe ALBANIA 2, do të krijohet një bazë e rëndësishme të dhënash që krijon mundësinë të bëhen më shumë analiza në funksion të programimit për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …