Rama: Të krijohen ambasada të përbashkëta

Rama: Të krijohen ambasada të përbashkëta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se mbledhja e sotme mes dy qeverive është kurorëzim i një punë të gjatë përgatitore, për të shtyrë përpara një plan strategjik për integrimin e hapësirës së përbashkët ekonomike dhe kulturore. Në një konferencë për medie, kreu i Qeverisë shqiptare vuri në dukje se takimi i sotëm thellon bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si lehtësimi i procedurave që pengon shkëmbimin mes njerëzve dhe mallrave në kuptimin ekonomik dhe tregtar. “Vetëm si rezultat i angazhimeve nga mbledhjet e mëparshme, volumi tregtar në viti 2015 ka prekur 200 milion euro”, tha Rama. Në vazhdim, ai propozoi që të dyja vendet të kenë edhe amabsada të përbashkëta. Rama përmendi si shembull konsullatën e përbashkët në Milano, ndërsa paralajmëroi hapjen edhe një konsullate të tillë në Mynih të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …