Rama thotë se nuk do të këtë Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, kurse Kurti dëshiron makro Shengenin shqiptar

Rama thotë se nuk do të këtë Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, kurse Kurti dëshiron makro Shengenin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti e kanë trajtuar shkurtimisht Shengenin ballkanik. Ai ka thënë se nuk ka Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik. Ndërkaq Kurti ka thënë se takimi i së martës ishte më shumë për makro Shengenin shqiptar se sa për mini Shengenin ballkanik. Megjithatë, Rama ka thënë se është i domosdoshëm hamonizimi dhe ndërveprimi i të dy shteteve në relacion me procesin e Berlinit. “Me ndërveprimin tonë, na hapet rruga që është mbyllur prej të gjitha viteve për të pasur një hapësirë të përbashkët ndërmjet të dy shteteve, lëvizje të lirë, jo vetëm të mallrave. Deri dje ishte e paimagjinueshme, jo vetëm shkaku i Serbisë. Këtë rezistencë unë e kam thyer. Ta qojmë përpara këtë proces. As Serbia e as vendet e tjera nuk na thonë dot se po e bëjmë Shqipërinë e madhe, nëse e heqim kufirin”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …