Ramadan Qahil Shyti, lindi në fshatin Dimcë më 09. 05. 1983 komuna e Hanit të Elezit. Babai Qahil Ramadan Shyti nëna-Zilfete Haki Shyti lindën e rriten fëmijët: Sheriden, Gadafin, Ramadanin, Zajreten, Hikmeten dhe Suadin.
Shkollimin fillor e ka mbaruar në shkollën ” Tefik Çanga” tashmë shkolla “Ilaz Thaçi”.
Kur filloi lufta në Kosovë, Rama ishte vetëm 15 vjeçar. Pas disa muajsh Rama ik nga shtëpia dhe i bashkohet UÇK-së. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, fillon lufta në Preshevë, ku Ramadani i bashkohet luftës atje në UÇPMB. Pas përfundimit të luftës në Preshevë dhe nisjen e luftës në Maqedoni, Rama gjithashtu i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Pas luftës, Ramadan Shyti akuzohet nga forcat sllavo-Maqedonase me disa akuza (shpifje) dhe burgoset. Ik nga burgu i Maqedonisë dhe shkon në fshatin Kondovë. Pas një kohe të kaluar atje, Rama kthehet në Kosovë, dhe pas një aksioni nga ushtaret e KFOR-it, dhe ndjekje disa orë, kapet së bashku me dy shokë tjerë. Ata transferohen në burgun e Dubravës, me akuzë për kalim ilegal të kufirit.
Qëndron mbi 1 vit në burg në qelitë e mbyllura me këtë akuzë, kur dihet se për këtë mund të dënohesh me disa javë burg. Pas një viti të kaluar në burg dhe frika e këtij se mund të transferohet në Maqedoni për të vuajtur dënimin me dekada për krime të shpifura, ik nga burgu i Dubravës. Pasi që ik nga burgu, largohet nga Kosova dhe shkon në malësinë e Tetovës, në fshatin Brodec, ku atje ishte formuar grupi në mbrojtje nga forcat sllave.
Pas disa muajsh, në një sulm të forcave sllave, me tanke, autoblinda, helikopter, dhe të mbështetur nga KFOR-i, këndej kufirit, dhe në aksion kanë marrë pjesë shumë mercenar nga Serbia. Pas namazit të sabahut (rreth orës 6) fillojnë luftimet deri në namazin e akshamit, ku disa nga shokët e tij tërhiqen e disa mbesin të vrarë. Rama mbet i vetmuar pa municion dhe i plagosur. Sipas banorëve të fshatit që e panë me sytë e tyre ngjarjen, Rames i afrohen 5-6 polic maqedonas për ta kapur të gjallë. Për të mos rënë në duart e tyre, aktivizoi një bombë ku i mbyti të gjithë ata, dhe u vetëvra dhe ra Dëshmor për mos të vdekur kurrë. Nga forcat sllave mbeten shumë të vrarë, ku u rrëzua një helikopter dhe shumë makina mbeten të djegur.
Pas 10 dite më 17. 11. 2007 u varros Ramadan Shyti në vendin e lindjes, ku morën pjesë mijëra e mijëra vetë të ndryshëm, përfaqësues nga UÇPMB. Pas marrjes të statusit të Dëshmorit, Ramadan Shyti u rivarros dhe me ceremoni më të larta ushtarake trupi i Dëshmorit u përcoll nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 29 Gushti Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit edhe një herë dëshmoi respektin e banorëve të komunës së Hanit të Elezit për dëshmorët që dhanë jetën e tyre për liri. Qindra qytetarë ishin tubuar në kompleksin e Varrezave në Pustenik për të bërë homazhe dhe nderuar dëshmorët e Hanit të Elezit. Përfaqësues të institucioneve, shoqata të dala nga lufta, familjarë të familjeve të dëshmorëve dhe shumë qytetarë me respektin më të lartë u përkulën para Lapidarit, simbol i sakrificës së dëshmorëve. Këtij simboli të dëshmorëve të luftës dhe sakrificës së trevës së Hanit të Elezit ju shtuan edhe dy dëshmorë. U rivarrosën trupat e Dëshmorëve Ramadan Shiti dhe Izet Bushi. Me ceremoni më të larta ushtarake trupat e dëshmorëve u përcollën nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Kontributi i tij kombëtar nuk ishte vetëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në UÇPMB-në në mbrojtje të viseve shqiptare të Kosovës Lindore. Por, kur në vitin 2001 shpërtheu lufta në trevat shqiptare në Maqedoni, Ramadan Shiti jo vetëm që mori pjesë në atë luftë, por u tregua edhe shumë i suksesshëm në beteja. Sukseset e Ramës në luftën e vitit 2001, nuk harroheshin nga pushtuesi sllavo maqedonas i cili tanimë kishte ndërruar formën e veprimit. Burgoste padrejtësisht dhe vriste ushtarë në forma të ndryshme dhe të gjitha këto, bënë që Ramadan Shyti të mos pajtohej dhe ky mospajtim solli edhe konfliktin me armë më 7 nëntor të vitit 2007 në Brodec të Tetovës. Por pas verifikimit te listave nga ana e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-172, si dhe Ligjin Nr. 04/L -261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, statusi i dëshmorëve të kombit iu dha edhe dëshmorëve, Ramadan Shyti dhe Izet Bushi. (Gadaf Shyti)
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
