Burim Ramadani

Ramadani: Serbia është duke bërë çmos që të krijojë grupe të armatosura dhe të struktura paramilitare serbe në Kosovë

Njohësi i fushës së sigurisë, Burim Ramadani ka konstatuar se Serbia është duke bërë çmos që të krijojë grupe të armatosura dhe të struktura paramilitare serbe në Kosovë. Ai ka theksuar më tutje se Beogradi zyrtar po synon që të nxisë një kryengritje të armatosur në Kosovë. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, ish inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ( AKI ), Burim Ramadani ka theksuar se Kosova nuk është në një rrezik lartë të një sulmi ushtarak nga Serbia, por që sipas tij, shteti serb nuk është duke hequr dorë nga tentimit për të destabilizuar Kosovën nga brenda, duke përdorur “mashat” e saja për të krijuar grupe të armatosura dhe të strukturuar paramilitare, për të shkaktuar situat de-stabilizuese të cilat kërkojnë zgjidhje tjera politike nga e cila përfiton vetë Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …