Brickos

Ramiz Lladrovci merr përkrahje të fuqishme nga banorët e fshatit Korroticë e Epërme dhe të Poshtme

Ramiz Lladrovci merr përkrahje të fuqishme nga banorët e fshatit Korroticë e Epërme dhe të Poshtme

Ramiz Lladrovci të shtunën mbrëma së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj ane, ka takuar banorët e fshatit Korroticë e Epërme dhe të Poshtme. Sipas komunikatës së PDK-së, nga takimet e zhvilluara të Lladrovcit “edhe një herë është konfirmuar mbështetja e fuqishme e kësaj ane për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj Ramiz Lladrovci”. Lladrovci ju tha se “të gjitha fjalët dhe premtimet ne i bëjmë realitet”.

“Në Korroticën e Epërme dhe Korroticën e Poshtme, së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj ane, Shemsi Rexhepi, Znj. Zize Vrellaku, Muhamer Ibriqi dhe bartësin e Listës së PDK-së, Labinot Halilaj, kam takuar shumë qytetarë të cilët dëgjuan për projektet e ardhme, të arriturat si dhe sfidat e komunës tonë. Ne i bëjmë fjalët vepra, këtë e di qytetari. Forca e Ndryshimit do të vijojë edhe më fuqishëm në mandatin e ardhshëm. Duke qenë në shërbim të qytetarit dhe nevojave të tij, me krenari kërkojmë besimin e tyre. Jo vetëm infrastruktura por edhe siguria për nxënësit dhe qasja në shkolla, trotuaret, mbikalimi, uji dhe kanalizimi, bujqësia, aftësimi sa më i shpejt i Parkut të biznesit, ishin disa nga pikat e diskutimit. Ne jemi Forca e ndryshimit, ne e bëjmë komunën tonë shembull të qeverisjes së mirë dhe në shërbim të qytetarit”, ka shkruar Lladrovcit.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …