AKR

Në kuadër të fushatës zgjedhore Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubim me qytetarë në Komunën e Kastriotit dhe të Vitisë

Në kuadër të fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2017, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Komunën e Kastriotit, ish-Obiliq dhe në komunën e  Vitisë. Në tubim i pranishëm ishte edhe kryetari  i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili theksoi se qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e tyre. ”Jeni banorë të një komune që e furnizon gjithë Kosovën me energji elektrike, e në anën tjetër ju vuani nga mungesa e saj”. Pacolli ka folur edhe për ajrin e ndotur dhe rrezikun nga sëmundjet të cilat shkaktohen nga këto ndotje. Kandidati i partisë për kryetar të Kastriotit, Shemsedin Hashani, u zotua se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve, duke shtuar se do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemit me energji elektrike, me ujë, e me e ajrin e ndotur. Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubimin hapës të Fushatës edhe në Komunën e Vitisë, ku është bërë prezantimi i listës së kandidatëve për asamble komunale. Në këtë tubim, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i partisë Behxhet Pacolli, i cili para qytetarëve tha se AKR është parti liberale demokrate, e cila synon zhvillimin ekonomik të Kosovës.  I pari i AKR-së u zotua se asamblistët e Aleancës Kosova e Re, do të angazhohen maksimalisht për qytetarët dhe se do t’i përfaqësojnë ata denjësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …