Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci thotë se qindra anëtarë të Vetëvendosjes po i bashkohen PDK-së, në Drenas

Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, iu bashkuan 13 nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qindra anëtarë të kësaj Lëvizje, në Drenas.  Me këtë rast, ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, u zotuan se do ta përkrahin fuqishëm kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit. Rifat Demaku, ish anëtari Vetëvendosjes tha se arsyeja e largimit të tyre është bërë për arsye se kjo Lëvizje është kapur nga individë e klane, që kanë qëllim marrjen e pushtetit, dhunën dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës.   “Ne anëtarët e  VV që tash e tutje do të jemi pjesë e PDK-së, emblemës së UCK-së, sepse kjo parti është shtetndërtuese. Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje ta përkrahim kandidatin  Ramiz Lladrovcin për kryetar të komunës sonë” tha Demaku. Ramiz Lladrovci, e mirëpriti aderimin e strukturave dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu uruar mirëseardhje ne partinë  madhe të PDK-së. Ai tha se po ndihet mirë për këtë përgjigje dhe këtë  unitet që qon drejt fitores së ardhshme të PDK-së në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …