Ramosaj takon kryetarin e Komunës së Ludvigsburgut

Në kuadër të vizitës disaditëshe në Gjermani, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka realizuar një takim pune me homologun e tij nga komuna e Ludvigsburgut, z.Konnrad Seigfried, në të cilin është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit, në mes komunës së Deçanit dhe asaj të Ludvigsburgut!

Kryetari Ramosaj gjatë ditës, vizitën e tij në Gjermani e nisi me një takim pune në Konzulatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart, ku nga afër u njoftua me punën që bëhet në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Ai me këtë rast i ka shprehur falenderime nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook, konzullit z.Imer Lladrovci, për pritjen!

Falenderim për pritjen e ngrohtë dhe shumë miqësore! Ka shkruar ndër të tjera, në llogarinë e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …