Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj

Ramosaj: Uroj që raste të tilla të dhimbshme të mos përsëriten më kurrë në vendin tonë

Duke folur për ngjarjen e dhimbshme që ndodhi sonte në Deçan ku u vranë tre persona, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se uron që raste të tilla të dhimbshme të mos përsëriten më kurrë në vendin tonë. Ai ka shtuar më tutje se ende janë të paqarta motivet e sulmit ndaj autobusit që barte nxënësit në Deçan ku humbën jetën tre persona, prej tyre dy nxënës. “Ka qenë rasti më makabër dhe tragjik që kemi përjetuar këto vitet e fundit dhe është  një rast i papranushëm që ne e dënojmë dhe ftojmë organet e rendit që me e zbardh në tanësi këtë që ka ndodhur. Një autobus që transporton nxënës me u gjuajt në një vend ku dy fëmijë të fshatit Gllogjan kanë gjetur vdekjen…Uroj që të mos jetë ndonjë sulm terrorist mirëpo uroj që këto raste të mos përsëriten kurrë në vendin tonë. Është situatë e paqartë deri tash për të gjithë neve, edhe organet e rendit do të bëjnë ekspertizën e duhur për të zbardhur” ka theksuar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Për herë të parë në Kosovë, Qeveria Kurti i legalizojë targat e lëshuara nga Serbia

Abelard Tahiri ka reaguar pas pajtimit të kryeministrit, Kurti dhe kryetarit serb Vuçiq për Aneksin e zbatimit të Planit Evropian

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së,  Abelard Tahiri ka reaguar pas pajtimit të kryeministrit Albin …