Ramush Haradinaj: 22 vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit

Ramush Haradinaj: 22 vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës në Rezallë. Ai në postimin e tij ka shkruar për të kaluarën e vendit dhe gjakun e dëshmorëve e martirëve. “Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjës sonë për drejtësi. Përulem para sakrificës, përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …