Ramush Haradinaj: “Arkivi” i përfolur ditëve të fundit, ruhet nga kujtimet e mijëra bashkëluftëtarëve

Ramush Haradinaj: “Arkivi” i përfolur ditëve të fundit, ruhet nga kujtimet e mijëra bashkëluftëtarëve

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar Gani Mehmetaj, një nga luftëtarët e dalluar të kësaj zone, që është duke lënguar nga një sëmundje e rëndë. Haradinaj ka shkruar se Ganiu dhe familja e tij, kanë strehuar dhe ushqyer luftëtarët e lirisë, me një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm. “Baca Gani me pushkë në krah, bashkë me familjen e tij, strehuan, ushqyen, lanë e ndërruan luftëtarët e lirisë, me respekt e dashuri sikur të ishin fëmijët e tyre. Derisa ai lëngon tash e sa muaj, duke u përballur me vdekjen, sytë e tij ruajnë shkëlqimin e luftëtarit”, ka shkruar Haradinaj. Ish-komandanti i UÇK-së ka theksuar se “arkivi” i përfolur ditëve të fundit, ruhet nga mijëra bashkëluftëtarë. “Ganiu dhe mijëra bashkëluftëtarë janë arkivi që ruan kujtimet e ditëve të lavdisë. Storiet e tyre do të mbesin të gjalla dhe do të bartin heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atdhedashurinë brez pas brezi”, ka përmbyllur shkrimin e tij Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …