Ramush Haradinaj i kujton bashkëluftetarë e “Batalionit Atlantiku” vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi

Ramush Haradinaj i kujton bashkëluftëtarët e “Batalionit Atlantiku” vëllezërit Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllezërit Bytyqi në 21 vjetorin e vrasjes së tyre. Përmes një shkrimi, Haradinaj ka shkruar se do të kërkohet drejtësi për ta. “E dashur nënë Bahrije, amilje Bytyqi dhe bashkëluftetarë të “Batalionit Atlantiku”. Sot kur kujtojmë 21-vjetorin e rënies së Agronit, Yllit e Mehmetit, të jeni të sigurtë se dhembjen e madhe po e ndajmë së bashku. Djemtë tu, erdhën në Luftën Çlirimtare, në momentet më vendimtare të saj. Ata i dhanë dimension të ri luftës sonë për liri. Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për bijtë tuaj. Shpirti i tyre human, edukimi atdhedashës që e morën nga ju, heroizmi i tyre, do të përkujtohen përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Grabovci: Aksioni i pajtimeve të gjaqeve para 29 viteve pati krijuar parakushtet dhe terrenin e përshtatshëm për formimin e UÇK-së

Adem Grabovci: Drejtësia do të triumfojë, Dielli i lirisë do të lindë sërish për çlirimtarët

Ish-deputeti, Adem Grabovci ka reaguar me një mesazh emocional dhe shpresëdhënës, duke shprehur optimizëm për …