leoni

Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka demantuar mediumin Euractiv, me seli në Bruksel, lidhur me planin gjermano-frëng

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një paraqitje televizive  ka demantuar mediumin Euractiv me seli në Bruksel, medium ky që gjatë ditës kishte publikuar, “nga një burim i besueshëm”, pikat e propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk janë këto nenet. Nuk është e njëjta përmbajtje”, theksoi shkurt Haradinaj, i cili e ka lexuar “rresht për rresht – nen për nen”, kornizën e re të dialogut Prishtinë-Beograd, në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit që kanë pasur javë më parë. Albanian Post që e ka prej kohësh planin franko-gjerman, prejse ishte në formën e tij “të lëngshme”, konfirmon se publikimi i sotëm nuk është ajo çfarë parashihet me planin e përpiluar pas angazhimit të Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, dy kolosëve të diplomacisë evropiane. AP ekskluzivisht me 18 shtator pati publikuar Marrëveshjen Bazë, ku tregohej në detaje se si është përpiluar plani për arritjen e një marrëveshje, e bazuar në modelin e dy Gjermanive, e cila parashihte njohje de fakto, por jo eksplicite dhe kishte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …