Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti po “luan” me afatet kushtetuese për ta çuar vendin në zgjedhje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret ndonjë zhvillim të rëndësishëm në procesin për zgjedhjen e Presidentit deri në përfundimin e afatit kushtetues. Haradinaj u shpreh se situata aktuale pritet të zvarritet deri në limitet ligjore, pa ndonjë përpjekje serioze nga ana e kryeministrit Albin Kurti për të gjetur zgjidhje. Sipas tij, ekziston mundësia që Kurti t’i kërkojë ushtrueses së detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, që të ftojë partitë politike për konsultime, qoftë para përfundimit të afatit apo edhe më vonë. Megjithatë, Haradinaj nuk sheh vullnet real për ndryshim. “Ky është afati kushtetues dhe me siguri që do të pritet deri në fund, por nuk pres asnjë zhvillim, asnjë ndryshim,” tha ai. Haradinaj akuzoi qeverinë se po përdor kohën e mbetur për manovra politike, me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. “Do ta bëjnë një përpjekje me mbulu këto shtatë ditë me një lojë, sa u ka mbetur terren. Qëllimi i tyre është vetëm t’i harxhojnë këto ditë dhe të na çojnë në zgjedhje,” u shpreh ai. Sipas tij, mungesa e iniciativës konkrete nga qeveria vetëm sa e thellon krizën politike dhe e mban vendin në pasiguri institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …