Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave të BE-së. Haradinaj e ka cilësuar këtë si një dështim të madh në arenën ndërkombëtare për Kosovën, duke ia faturuar përgjegjësinë kryeministrit Kurti. Mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovën në arenën ndërkombëtare.  Eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit. Haradinaj gjithashtu i bëri thirrje shteteve të Bashkimit Evropian që të mos ndëshkojnë qytetarët e Kosovës për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të kryeministrit Kurti, duke kërkuar që BE-ja të vazhdojë mbështetjen dhe të hapë rrugën e integrimit për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …