Ish kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë veprim si goditje të rëndë për Kosovën. “Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën. Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka shkruar Haradinaj në një reagim në Facebook. Ky reagim vjen pas zhvillimeve të fundit rreth ndryshimeve ligjore që lidhen me Dhomat e SpRamush Haradinajecializuara të Kosovës, në një proces që është shoqëruar me përplasje politike dhe qëndrime të kundërta mes partive. Haradinaj kishte shprehur më herët kundërshtimin ndaj mundësisë së kthimit të ligjit për rishqyrtim, duke e cilësuar një veprim të tillë si “lojë të ndytë” dhe ofendim ndaj Kosovës. Ai kishte kërkuar që ndryshimet të miratoheshin me procedurë të përshpejtuar, duke theksuar se çështja është e ndjeshme dhe lidhet drejtpërdrejt me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Më 5 tetor, Haradinaj kishte deklaruar se Aleanca do ta mbështeste ndryshimin e ligjit, ndërsa kishte shprehur kritika të ashpra ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale. Një ditë më vonë, ai kishte kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si ishte menaxhuar procesi politik dhe parlamentar rreth kësaj çështjeje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
