Ramush Haradinaj përkujton Skender Çekun në 28-vjetorin e vdekjes: Kontributi i tij nuk harrohet

 Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës, gjeneralmajor Skender Çeku, në 28-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një postimi, Haradinaj ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Çekut, duke e cilësuar atë si vizionar, strateg dhe udhëheqës që i shërbeu atdheut. Haradinaj ka shprehur mirënjohje për veprën dhe shërbimin e tij, duke theksuar se kujtimi për figurat që kontribuan për Kosovën mbetet i gjallë. “28 vjet pa vizionarin, strategun e udhëheqësin, Hero i Kosovës, Gjeneralmajor Skender Çeku! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Shumica e të lënduarve gjatë protestave në Tiranë janë pjesëtar të policisë

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Demo ka bërë të ditur se gjatë protestavw në …