Ramush Haradinaj, premton rikthimin e projekteve energjetike

Kryetari i Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me qytetarë në Pejë, ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për investime të mëdha në sektorin energjetik, duke premtuar rikthimin e projekteve strategjike me ardhjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qeverisje. Haradinaj deklaroi se ndërtimi i një termocentrali të ri dhe realizimi i gazsjellësit amerikan mbeten ndër prioritetet kryesore të AAK-së, projekte të cilat sipas tij janë jetike për garantimin e sigurisë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ai vlerësoi se investimet në energji do të krijojnë stabilitet ekonomik, vende të reja pune dhe kushte më të mira për qytetarët e Kosovës. “Aleanca mbetet zgjidhja për një shtet që i mbron qytetarët e saj, i bashkon dhe punon për zhvillim të qëndrueshëm e dinjitetshëm,” deklaroi Haradinaj para të pranishmëve.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …