Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qeveria e ka për detyrë ta sqarojë tërë opinionin publik për operacionet e sotme në veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Mitrovicës, pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Ai është shprehur se huliganët serbë, të cilët kanë sulmuar zyrtarët policorë të Kosovës duhet që të burgosen. “Askush nuk ka të drejtë të ngrejë dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosen dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka thënë Haradinaj. Ai ka kërkuar nga Qeveri që të japë sqarim për këtë aksion, pasi sipas tij duhet të hiqet dilema se aksioni është bërë për shkak të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në vend. Qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik, edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve. Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …