leoni

Ramush Haradinaj: Roli i Amerikës në dialog është i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Ramush Haradinaj: Roli i Amerikës në dialog është i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, është takuar sot me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Në takim Haradinaj ka ritheksuar se AAK është e vendosur në qëndrimin e saj që roli Amerikës në dialog është i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. “Sot, në selinë e Aleancës zhvillova një takim me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Matthew A. Palmer Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe z.Philip S. Kosnett, ambasador në Kosovë, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe rajon.  Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim ritheksova se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj që roli amerikan në dialog është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë që rezulton me njohje reciproke.  Gjithashtu, ritheksova nevojën e perspektivës euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO. Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …