Ramush Haradinaj: Rritja e pensioneve vetëm 20% nuk është e mjaftueshme, ajo do të duhej të ishte 50%

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër njoftimin e qeverisë për rritjen e pensioneve me 20%, duke e cilësuar atë si një përpjekje manipulative për të mashtruar me shifra dhe përqindje. Haradinaj theksoi se pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa një rritje prej 20% nuk sjell asnjë përmirësim të ndjeshëm për përfituesit. Sipas tij, rritja minimale e pensioneve duhet të jetë së paku 50%, dhe kjo është një nga angazhimet kryesore në programin e Aleancës dhe partnerëve të saj në koalicion. Haradinaj gjithashtu premtoi se me ardhjen në pushtet, kjo rritje do të zbatohet menjëherë, ndërsa çdo vit do të ketë një shtesë prej 10% për të gjitha skemat pensionale në vend

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …