Ramush Haradinaj: Shtetësia e Kosovës po konsolidohet dhe rruga euroatlantike është e pakthyeshme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Bahamasit, i cili u bë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj e ka cilësuar këtë njohje si dëshmi të qartë se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se rruga euroatlantike e vendit është e drejtë dhe e pakthyeshme. Ai shtoi se Kosova ka hyrë në një fazë të avancimit të saj ndërkombëtar dhe se nuk ka forcë që mund ta kthejë mbrapa këtë proces. Sipas Haradinajt, flamuri i Kosovës do të vazhdojë të lartësohet si simbol i një shteti të pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, ka shkruar Haradinaj, duke e përmbyllur reagimin e tij me urimin: “Urime Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …