Brickos

Ramush Haradinaj: Strategjia e Albin Kurtit për procesin e dialogut është e njëjtë me atë të Aleksandar Vuçiqit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke u marrë me dialogun Kosovë-Serbi, prandaj në takimin e 25 majit me kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces. “Në takim e kam shprehur shqetësimin edhe kërkesën që dialogu pa Amerikën mund të na dalë i keq, më mirë me e pasë Amerikën në dialog prej fillimit dhe jo me pritë që në fund me hy Amerika dhe të ndërhyjë në dialog, pra më mirë të rrugëtojmë bashkë që ta kemi një qëndrueshmëri, që ta kemi një siguri”. “BE-ja realisht nuk po merret me dialogun, nuk është fare e kyçur në dialog”, ka deklaruar ai. Haradinaj, ka thënë se strategjia e Albin Kurtit për dialogun është e njëjtë me të Aleksandar Vuçiqit, pasi të dy po mundohen ta zvarrisin këtë proces.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …