Ramush Haradinaj takohet virtualisht me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan, kërkon mbështetje për Kosovën

Ramush Haradinaj takohet virtualisht me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan, kërkon mbështetje për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC), ku ka biseduar për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës. Haradinaj ka njoftuar anëtarët e Bordit për takimin që ka pasur me ambasadorin Palmer dhe për qëndrimet e Aleancës rreth dialogut. “Elaborova domosdoshmërinë e një emisari të caktuar prej presidentit Biden për dialogun, pasi që ne mendojmë se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. E vetmja pritshmëri që Aleanca e ka nga dialogu, është marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, me Kosovën në kufijtë e 17 shkurtit dhe rregullimin aktual kushtetues. Kërkova nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, anëtarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja evropiane që nuk e ka njohur Kosovën, procesin e dialogut, temat e zhvillimit ekonomik e të tjera. U sigurova për mbështetjen e tyre ashtu siç historikisht, lobi shqiptar në Amerikë ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …