Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet

Ramush Haradinaj thotë se djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi Atdheu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka kujtuar 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit. Ai ka thënë se djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi Atdheu. “Në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit, kujtojmë sakrificën e pashembullt të secilit ushtar e komandant që luftuan për çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës. Djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi Atdheu dhe përgjiithmonë do të jenë frymëzues për brezat, se si i dilet zot të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Vërrinit dhe tërë Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …