Brickos

Ramush Haradinaj thotë se gratë e Kosovës historikisht kanë qenë bazamenti ynë dhe guri i mbijetesës sonë

Ramush Haradinaj thotë se gratë e Kosovës historikisht kanë qenë bazamenti ynë dhe guri i mbijetesës sonë

“Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë bazamenti ynë dhe guri i mbijetesës sonë. Sot, ato forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, e shkencë. Disa udhëheqin nga fronti”, kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën Global Woman Summit, organizuar nga Global Woman Club. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj i falënderoi për një kauzë të vlefshme, fuqizimin e njëra- tjetrës, duke theksuar se kur të ktheheni në vendet tuaja të punës, në shtëpitë tuaja të fuqizoni familjet tuaja, komunitetet, dhe shoqërinë në të cilën jetoni, sepse siç tha ai, kur fuqizohet gruaja, efekti shumëfishohet në familje proaktive dhe shoqëri të gjallëruara, në stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Më tej, Haradinaj, ka theksuar se disa gra, si nëna e tij Ruka, gruaja Anita,  udhëheqin nga prapavija, duke e përkrahur e fuqizuar, si pikënisje për gjithçka që bën.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …