Ramush Haradinaj: Tri mënyra zhvillimesh mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tri mënyra zhvillimesh  mund ta ndihmojnë rajoninpër arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Në mesin e këtyre zhvillimeve, Haradinaj ka përmendur edhe takimin e 18 gushtit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri më 1 shtator. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.  Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …