Fehmi Agani

Ardit Halilaj: Më mirë të ndërtohet shtatorja e Fehmi Aganit sesa e Fadil Hoxhës

Ardit Halilaj, student i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, përfaqësues i studentëve në Parlamentin Studentor të UGJFA-së, thotë se më mirë të ndërtohet shtatorja e Fehmi Aganit sesa ajo e Fadil Hoxhës. Halilaj kishte kërkuar nga Këshilli Drejtues i Universitetit, Rektori i Universitetit të Gjakovës, Komuna e Gjakovës dhe nga MASHT-i për ndërtimin e shtatores së veprimtarit të shquar Fehmi Aganit. Halilaj ndihet shumë i brengosur nga fakti se Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari Lila, shpall konkurs për “Rregullimin e ambientit për ndërtimin e shtatores së Fadil Hoxhës”, edhe pse një gjë e tillë është kundërshtuar nga asamblesitët e Kuvendit Komunal të Gjakovës.”

“Më 21 Janar 2016, në emër të organizatës studentore Bashkimi Studentor Fehmi Agani, iu drejtuan Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Rektorit të Universitetit, MASHT-it dhe Komunës së Gjakovës për ndërtimin e shtatores së Fehmi Aganit, që sipas studentëve ishte e nevojshme, në kërkesë theksuan se duhet një shumë e konsiderueshme për ndërtimin e saj, por, institucionet relevante të marrin përgjegjësinë, në mënyrë që fondet të mblidhen bashkarisht dhe të ndërtohet shtatorja. Por kjo kërkesë e studentëve nuk është marrë parasysh nga asnjë institucion”, shtoi përfaqësuesi i PS në UGJFA. “S’është alternativë ndërtimi i shtatores së Fadil Hoxhës, Nëse shtatorja e ish Kryekomunistit të Kosovës Fadil Hoxhës ndërtohet në Gjakovë, studentët do ta rrënojnë atë, dhe për këtë jemi të bindur, do të mobilizohemi brenda pak orësh dhe do ta rrënojmë”, thotë Halilaj.Halilaj u shpreh, “ sa t’rrojnë studentët shtatorja e Fadil Hoxhës s’do të ketë në Gjakovë”.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …