Reagim i ashpër nga Faton Klinaku: Fyerjet ndaj Hashim Thaçi i quan “tradhti”

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar me tone të forta pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi. Në një postim publik në Facebook, Klinaku ka deklaruar se çdo ofendim ndaj Thaçit përbën tradhti, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kritikëve të tij. “Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”, ka shkruar ai. Në një reagim tjetër të bërë më herët gjatë ditës, Klinaku ka zgjeruar kritikat e tij edhe ndaj qytetarëve, duke theksuar se përgjegjësia për situatat politike bie edhe mbi votuesit. “Nuk i ka fajet pushtetari, fajet i ka populli që e voton atë”, ka deklaruar ai, duke nxitur debat të ri në opinion publik mbi përgjegjësinë politike dhe gjuhën e përdorur në skenën publike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …