Për shkak të situatës pandemike shtyhet Sesionin shkencor me temën ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare”

Reagim i familjes se gjeneral Xheladin Gashit- Komandant “Plakut” ndaj Gjykatës Speciale

Familja e gjeneral Xheladin Gashit- Komandant “Plakut”, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se nuk janë kundër gjykatës, por janë kundër gjykimit të luftës tonë të drejt, duke i anashkaluar krimet makabre të shtetit serb që ka bërë që nga koha e Rankoviqit e deri në luftën e fundit të UÇK-së. Në reagimin e kësaj familje thuhet se lufta është fituar sepse e gjithë UÇK-ja, ishte e bashkuar, dhe edhe këtë betejë do ta fitojnë sepse do të bëhen bashkohen.

“Ne si familje duke parë zhvillimet e fundit në vend dhe jemi shumë të brengosur për situatën e krijuar pas arrestimeve dhe bastisjeve që janë duke ndodhur ndaj themeluesve të UÇK-së dhe kontribuuesve më të mëdhenj për çlirimin e vendit nga okupatori serb. Nuk jemi kundër Gjykatës Speciale, por jemi kundër, pasi që kjo gjykatë po gjykon vetëm luftën tonë të drejt duke i anashkaluar krimet makabre të shtetit serb që ka bërë nga koha e Rankoviqit e deri në luftën e fundit të UÇK-së ku triumfuam bashkë me shtetet aleate të popullit shqiptar kundër pushtuesit serb. Luftën e fituam sepse të gjithë ishim NJË por edhe këtë betejë do ta fitojmë sepse do të bëhemi NJË. Andaj ju Çlirimtar mbajeni kokën lartë sepse edhe në luftë po edhe në paqe ju ka ra hise për t’u bërë kurban për këtë vend, mbahuni siç jeni mbajt edhe në kohë më të vështira”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

R.Shala: FADIL VATA, një kujtim më ndryshe

a ) –  Fadil  Vata , gjatë vitit shkollor  1979 / 80 , në QAMO …