Reagim nga kryetari Kuçi

Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut. Pas vulosjes së fitores së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Kryetarit Agron Kuçi, oponentët tonë politik nën presionin e shpresës së humbësit kanë filluar me fushatë të egër shpifjesh dhe kërcënimesh kundër Kryetarit më të suksesshëm të Republikës së Kosovës. Këtë e bëjnë duke përdorur portale elektronike fantome të cilave nuk ju dihet autori siç është Juniku Ynë dhe reagimeve të qytetarëve mosmirënjohës siç është autori i Radio Gunocit që për fat janë shumë të pakët në numër. Nezir Gjoci duhet të ju jetë mirënjohës qytetarëve të Junikut sepse nga fondi i dedikuar për investime kapitale janë ndarë rreth 22000 euro dhe falë Kryetarit të Komunës së Junikut z. Agron Kuçi dhe stafit të ti, që falë punës së palodhshme dhe transparente të tyre janë shpallur për të tretën herë me radhë Komuna me Përformancën më të mirë në Republikës së Kosovës dhe si rezultat i kësaj kanë përfituar shumën prej 187254 euro, fonde këto të cilat janë përdorur për asfaltimin e rreth 4 km. rrugë e cila lidhë fshatin Gjocaj me Junikun. Punët janë përfunduar me sukses mirëpo si rezultat i kërkesës së z.Xhemë Gjocaj pronar i pronës nëpër të cilën kalon një segment i rrugës, Jemi detyruar që rrugën ta zhvendosim në drejtim të shpatit të malit dhe ka lindur nevoja të ndërtohet edhe një muri i dytë mbrojtës i cili nuk ka qenë i planifikuar. Për realizimin e këtij muri janë nevojitur procedura dhe mjete shtesë dhe pritet që punimet së shpejti të përfundojnë. Qytetarët e Junikut çdoherë kanë ditur të vlerësoj drejt punën dhe përkushtimin e bijve dhe bijave të ti. Këtë e kanë bërë në dhjetë palë zgjedhje rresht. Këtë e kanë bërë edhe me 17 tetor. Këtë do ta bëjnë sa herë të jetë e nevojshme. Ne i përkulem dhe e respektojmë vendimin e qytetarëve të Junikut. Shpifësve dhe kërcënuesve çdoherë Juniku ju ka treguar vendi.

Fotografia e Komuna Junik

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …