leoni

Gëzim Kelmendi

Reagimi i kryetarit të Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, pas ratifikimit të Demarkacionit

Ku mbet krenaria o shqiptarë?! Po a shitet pjesë e atdheut?!

Nuk po mund të gjej fjalë për thyerjen shpirtërore dhe dëshpërimin që e përjetova dje me rastin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nuk po mund të besoj se një deputet i Kuvendit të Kosovës i cili i thotë vetit shqiptarë, ia dhuron dhe ia falë Malit të Zi një pjesë të atdheut.

Mbarë opininoni kosovar u manipulua se ky demarkacion mundëson liberalizimin e vizave, duke fshehur kushtin kryesor të BE-së që është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po edhe sikur të ishte e vërtetë dhe të ishte demarkacioni i vetmi kusht për liberalizim të vizave:

a falet more toka e Kosovës?

a shkelet more gjaku i dëshmorëve?

ku mbet krenaria si populli më i vjetër që jemi?

8200 hektarë, deputetët e Kuvendit të Kosovës ia dhuruan Malit të Zi.

A jemi ne okupator apo ishte Serbia?

A ne vramë mbi 12 mijë shqiptarë apo i vrau Serbia?

A ne dhunuam mbi 20 mijë femra shqiptare apo Serbia?

A ne i zhdukëm dhe nuk i kthyem mbi 2 mijë shqiptarë apo Serbia?

Serbia para shumë viteve ka fituar liberalizimin e vizave.

Neve na u kërkua me falë tokë nëse dëshirojmë të lëvizim lirshëm.

Kjo kërkesë e SHBA-ve dhe e BE-së ishte e padrejtë.

Këtë e pranuan dhe e realizuan Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari dhe 80 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

A nuk iu mjaftuan gjenocidi dhe masakrat që i përjetoj populli i Kosovës?

Tash i kërkuat popullit të Kosovës faljen e tokës në këmbim të lëvizjes së lirë.

Çka po iu duket juve populli i Kosovës?

Është fakt që populli i Kosovës ka udhëheqës politik të korruptuar.

Është fakt që këta udhëheqës politik për ta mbrojtur vetën nga të zezat që ia kanë bërë Kosovës, janë të gatshëm ta plotësojnë çdo kërkesë që vjen nga SHBA-të dhe BE-ja.

Është fakt që edhe populli i Kosovës e mbanë një pjesë të përgjegjësisë që i ka zgjedhur këta udhëheqës politik.

Por nuk shkelet dhe nuk shtypet një popull që ishte viktimë e gjenocidit dhe masakrave, ndërsa autori i këtij gjenocidi ( Serbia) para shumë viteve lëviz lirshëm nëpër Europë.

Unë edhe kur kam qenë deputet edhe tash kam qenë kundër kësaj marrëveshje të demarkacionit.

Kështu më mësuan të parët tanë, kështu më mësoj Isa Boletini, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Adem Jashari dhe gjithë ata që dhanë jetën për tokën e Kosovës.

13 Qershor 1878 Kongresi i Berlinit i copëtoj trojet shqiptare.

21 Mars Kuvendi Kosovës e copëtoj tokën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Edhe një gënjeshtër u demantua, Nikollovski konfirmoi që askush nga BDI nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që edhe një gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE dhe …