Oda e Avokatëve të Kosovës, ka mbledhur Këshillin Drejtues në një mbledhje të jashtëzakonshme

Reagimi i Odës së Avokatëve të Kosovës, ndaj një lajmit të publikuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot me datë 25 Tetor 2022 ka publikuar njoftimin se janë ndaluar dy persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve. Në lajm thuhet se njëri nga ta është personi me inicialet M.T. (avokat). OAK, po sa është njoftuar lidhur me këtë lajm, ka komunikuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga ku ka kuptuar se personi me inicialet M.T.  (emër i njohur për OAK-në), nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është i regjistruar në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës. Për shkak të hetimeve fillestare të Prokurorit të Shtetit, OAK nuk mund të bëjë publike detaje të tjera,  por meqenëse është apostrofuar profesioni i avokatit, nëpërmjet këtij reagimi kërkon nga Institucioni i Prokurorit të Shtetit, që të ruaj imazhin e avokatit dhe avokatisë në përgjithësi. Oda e Avokatëve të Kosovës, mbetet e gatshme për bashkëpunim me të gjitha institucionet ligj zbatuese, derisa thekson nevojën për ndërmarrjen e të gjitha masave për mbrojtjen e dinjitetit dhe imazhit të avokatëve në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …