Grenell

Richard Grenell e quan lajm të rremë se ai po angazhohet për planin që synon ndarjen e Kosovës

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalld Tramp, Richard Grenell ka thënë se është i rremë lajmi sipas të cilit ai po angazhohet për planin që synon ndarjen e Kosovës. Reagimi i Richard Grenell ka ardhur pas intervistës që ju ka dhënë medieve serbe profesori amerikan, Eduard Xhozef i cili ka deklaruar se qëllimi i vërtetë Grenellit, kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është të arrijnë një marrëveshje që në thelb ka ndarjen e Kosovës. “Qëllimi i vërtetë i Richard Grenell, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit është të arrijnë një marrëveshje dhe unë besoj që është e njëjta ose e ngjashme për atë se çfarë janë dakorduar nën udhëheqjen e Federica Mogherinit. E cila është ndarja e Kosovës, ndonjëherë e quajnë shkëmbim i territoreve, por në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës, sepse nuk e dijmë sa territor të Serbisë do të marrë Kosova, ndoshta do të jetë një territor i vogël”, ka theksuar profesori amerikan, Eduard Xhozef. Ndërkohë, Richard Grenell e ka thënë se ky është lajm i rremë dhe ka theksuar se një temë e tillë asnjëherë s’është diskutuar kur ai ka qenë i pranishëm në takimet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …