Reçica merr mbështetje për reformat e MPMS-së nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti të premtën në një takim njohës ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. Reçica e njoftoi ambasadorin amerikan për reformat që ka ndërmarrë MPMS në fushën e marrëdhënies së punës, fushën pensionale, sociale dhe fusha tjera, reforma këto që kanë për qëllim ngritjen e mirëqenies së përgjithshme për qytetarët e Kosovës. Ministri falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të po i japin Kosovës, në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe gjithashtu për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për formimin e ushtrisë së saj. Ambasadori Kosnett shprehi interesimin tij për reformat e ndërmarra nga ana e MPMS-së dhe për përpjekjet e ministrit dhe të MPMS-së për të avancuar të drejtat e punëtorëve dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …