leoni

Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së e realizon trajnimin taktik dhe të mbijetesës “Simboli i Ujkut”

Edhe Franca u bashkohet shteteve të Evropës e të botës të cilat e njohin Ushtrinë e Kosovës

Në një njoftim për media, ambasada e Shtetit të  Francës, në Prishtinë, bën të ditur se Parisi zyrtar,  njeh miratimin e tri ligjeve nga ana e Kuvendit të Kosovës. Shkruar në tri gjuhë, në frëngjisht, shqip e serbisht, është prezantuar miratimi i shtetit francez për Ushtrinë e Kosovës. Franca njeh miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat parashikojnë tranzicionin e saj gjatë një dekade, thuhet në njoftim. Më tej, Franca thotë se “dëshiron mbetjen në fuqi të marrëveshjeve me KFOR-in lidhur me praninë e FSK-së në veri të vendit”. “Ajo i bën thirrje Kosovës që të rifillojë sa më shpejt dialogun me Serbinë me qëllim të arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftim. Përkrahje të pa rezervë FSK-së në ushtri i ka dhënë SHBA-ja, derisa pro është shprehur edhe Gjermania.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …