Dje togu për kërkim në male, kompania e kërkim shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), ka intervenuar në fshatin Mushnikovë komuna e Prizrenit, për gjetjen e një personi të lajmëruar si të zhdukur nga data 26.09.2019 e kombësisë serbe, mosha 69 vjeçe, emri Bozhidarka Gjorgjeviq. Pjesëtarët e njësisë janë të pajisur me pajisje speciale të kërkim shpëtimit në male. Operacioni është ndërpre në orët e mbrëmjes për të vazhduar sot në mëngjes. Operacioni është zhvilluar edhe sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal. Nderkohe behet e ditur se ot rreth orës 1400. togu për kërkim në male, i kompanisë së e kërkim shpëtimit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), së bashku me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal, gjetën trupin e pa jetë të qytetares B. Gj. Nga fshati Mushnikovë i Prizrenit, e moshës 69 vjeçe e deklaruar e zhdukur që nga data 26.09.2019.
Kontrolloni gjithashtu
Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra, zbuloi se John Clarke ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Millosheviqit, për Masakrën e Reçakut
Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra, në Hagë ka zbuluarës dëshmitarit John Clarke, ishte dëshmitar …