leoni

Gjykata

Regjimi po ngutet që sa më parë të përfundojnë veprat penale kundër deputetëve të vitit 2016, me qëllim që të shpallen të pafajshëm

Përshpejtimi i një varg veprash penale të vitit 2016, të kryera nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2016, është përpjekje për  ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, të cilin aktualisht e ka në dorë partia e kryeministrit, Albin Kurti.

Duket se në këto raste ka ndikuar  Vetëvendosja, në krye me Ministrinë  e Drejtësisë, me qëllim që këto vepra të ekzekutohen sa më parë, dhe, të gjithë të akuzuarit të lirohen e të shpallen të pafajshëm, derisa kjo parti të jetë në pushtet, në mënyrë që këto lëndë të mos mbesin pezull, për pushtetarët e tjerë, nga frika e ndonjë hakmarrjeje politike.

Kështu ndodhi kohë më parë kur grupi i akuzuar për vepra penale në krye me ministrin, Liburn Aliu, i cili u lirua nga aktakuza bashkë me pesë zyrtarët e tij,  që kishin qenë të akuzuar për keqpërdorim të detyrave zyrtare.

Kësaj radhe duke qenë se në mesin e të akuzuarve ka edhe deputetë të partive të tjera, opozita nuk do të reagojë për “varrosjen” sa më parë të këtyre veprave, në emër të drejtësisë të veshur me pushtet.

Sesi do të përfundojë gjykimi i këtyre rasteve mbetet për t u parë. Tash për tash po shihet se lëndët ende nuk janë vjetruar, por përshpejtimi ka prapavijë krejtësisht politike  me qëllime të tejdukshme, meqë në këto 22 vitet e fundit partia në pushtet ka mbajtur dhe po e mbanë peng drejtësinë, madje edhe duke çjerrë zërin për ndonjë Vetting, nga atë të markës, “Rama-Kim”. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …