leoni

Universiteti i Prishtinës

Rektorët e universiteteve publike në Kosovë kanë marrë vendim, që viti i ri akademik 2020/2021 të fillojë më 1 tetor

Rektorët e shtatë universiteteve publike në Kosovë kanë marrë vendim të martën që viti i ri akademik 2020/2021 të nisë më 1 tetor, ndonëse në format të kombinuar pas situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës është arritur pajtueshmëri që provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera të zhvillohen në distancë. Përgjatë kësaj konference është thënë edhe se si pasojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për datën 29 gusht, viti akademik për studentët e rinj mund të fillojë me deri në dy muaj vonesë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur ditë më parë se hapja e institucioneve tjera shkollore do të varet nga gjendja epidemiologjike.

Kontrolloni gjithashtu

Fahri Fazliu: Ndihem krenar me të kaluarën lavdishme! Unë gjatë luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, kisha vetëm 8 vjet

Fahri Fazliu ka reaguar pas ndalimit nga EULEX-i me urdhër të Zyrës së Prokurorit të …