Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë mbetur pa paga pasi zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje i janë bllokuar llogaritë bankare

Ish-ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana, ka paraqitur arsyet e dorëheqjes së saj

Ish-ushtruesja e detyrës s kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana, u është drejtuar me një letër punëtorëve të Telekomit duke u dhënë arsyet e dorëheqjes së saj. Përmes një letre ajo ka thënë se dje morën goditje nga grupet para-politike që i shërbejnë atyre që ua ndalëm zhvatjen. “Për 3 muaj e gjysmë që e menaxhuam ndërmarrjen, vendosëm dialog social me punonjësit, diskutuam hapur me Sindikatat, raportuam qartë dhe profesionalisht te Aksionari, filluam pagesën për furnitorët, i ndaluam zhvatësit dhe i kallëzuam penalisht. Dje morëm goditje nga grupet para-politike që i shërbejnë atyre që ua ndalem zhvatjen”, ka thënë Hana. Sipas saj,  Bordi pa bazë dhe pa arsye i akuzoi zyrtarët e lartë të Menaxhmentit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës për mungesë të guximit profesional, pasivitet në kryerjen e detyrave me qëllim të denigrimit të integritetit dhe kompetencës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Programi Kompakt do të ndihmojë në fleksibilitet dhe stabilitet në sektorin e energjisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se hyrja në fuqi e Programit Kompakt …