Altin Krasniqi: U dënuan krerët e UÇK-së, por dhimbja e madhe është se përmes tyre u gjykua edhe sakrifica e një populli

Pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Altin Krasniqi ka reaguar me një qëndrim të fortë kritik, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si u trajtuan në proces figurat që, sipas tij, nuk mund të ndahen nga roli që patën në luftën dhe në rrugën politike që çoi drejt çlirimit e shtetformimit të Kosovës. Krasniqi ka argumentuar se, po të hiqeshin pozitat që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe të gjykoheshin vetëm mbi veprimet individuale, ata do të ishin sot të lirë. Sipas tij, pikërisht rolet e tyre në UÇK i vendosën në qendër të zhvillimeve historike, përfshirë negociatat dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, ndërsa më pas edhe kontributin në krijimin e shtetit të Kosovës. Në reagimin e tij, Krasniqi shpreh dhimbjen se vendimi ndaj këtyre figurave nuk po përjetohet vetëm si dënim i individëve, por si një goditje që prek edhe kujtesën e luftës dhe sakrificën e popullit të Kosovës. “U dënua UÇK-ja, jo individët”, ka shkruar ai, duke e përmbledhur kështu shqetësimin e tij për mënyrën se si po interpretohet historia e luftës çlirimtare. Për familjet e të dënuarve, veteranët dhe një pjesë të madhe të opinionit në Kosovë, këto vendime kanë hapur një plagë të re mbi një histori ende të pambyllur, duke rikthyer pyetjet e dhimbshme për luftën, drejtësinë dhe mënyrën se si po gjykohet periudha më vendimtare e historisë së re të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

“Joe Biden e tradhtoi Thaçin”, Endrit Thaçi shpërndan fjalimin e Edi Ramës në New York

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në profilin e tij …