leoni

Euro

REL: Sektori financiar dhe bankar në Kosovë, vlerësohet jo vetëm më fitimprurësi, por edhe sektori me paraqitje më të qëndrueshme

Sektori financiar dhe bankar në Kosovë, vlerësohet jo vetëm më fitimprurësi, por edhe sektori me paraqitje më të qëndrueshme. Ky sektor, karakterizohet me një prezencë të madhe të kapitalit të huaj, ku 87 për qind e aseteve totale menaxhohen nga bankat e huaja, kështu që kapitali i huaj dominon në 8 prej 10 bankave që operojnë aktualisht në Kosovë. Vlera e kredive dhe depozitave po thua se për çdo vit është rritur. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, gjatë këtij viti shuma e kredive ka arritur në 2.7 miliardë euro duke shënuar rritje vjetore prej mbi 11 për qind. Norma mesatare e interesit për kredi ka shënuar rënie në 6.6 për qind. Kurse vlera e depozitave në 10 bankat komerciale ka arritur në 3.2 miliardë euro. Ndërkaq, norma e kredive joperformuese është 2.7 për qind, normë kjo që konsiderohet më e ulëta në rajon dhe njëherësh tregues i qëndrueshmërisë financiare, thuhet në një raport të botuar në Radio-Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: Nëse jo me mocion do të përdorim edhe forma të tjera pa përjashtuar edhe protestat për rrëzimin e qeverisë

Pal Lekaj: AAK-ja ka propozuar një mënyrë alternative për të shkarkuar kryeministrin dhe për ta shpërbërë Kuvendin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Pal Lekaj, konsideron se Kosova ndodhet në një …