BE: Rënia e qeverisë në një moment kritik për Kosovën

BE: Rënia e qeverisë në një moment kritik për Kosovën

Bashkimi Evropian thekson se rënia e Qeverisë së Kosovës vjen në një moment kritik dhe i bën thirrje politikanëve dhe institucioneve për vazhdimin e reformave dhe dialogut me Beogradin. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë të mërkurën se BE është në dijeni për votimin e mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës dhe rënien e qeverisë. “Votimi vjen në një moment kritik për Kosovën dhe reformat e saja të integrimeve evropiane. Ftojmë të gjithë liderët politikë dhe institucionet në Kosovë që të mos humbin nga shikimi sfidat e shumta me të cilat Kosova përballet”, ka porositur Kocijançiq në emër të BE-së në lidhje me rënien e qeverisë në Prishtinë. Ajo ka theksuar se është për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe me rëndësi kyçe që të vazhdojë puna në promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe në përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave dhe vazhdimin e dialogut nën ombrellën e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …