150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Rënie e ndjeshme e remitencave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak

Duke analizuar të hyrat nga diaspora në vendin tonë të këtij viti dhe atij paraprak, njohësit e ekonomisë kanë konstatuar se ka një ulje të ndjeshme.  Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ia ka deklaruar “Ekonomia Online” se në muajt prill-maj kemi rreth 140 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që janë pranuar në Kosovë, ndërkaq krahasuar periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka rënie deri në 14 për qind çka edhe presim që deri në fund të vitit të vazhdojë kësisoj dhe kjo do të ketë pasoja ekonomike”. Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se dëmet që do t’i shkaktohen ekonomisë në Kosovës do të jenë të mëdha. Ai ka shjtuar më tutje se ekonomia e Kosovës është varur në masë të madhe nga diaspora, qoftë nga dërgesa ose edhe në kontributet tjera, prandaj reduktimi i këtyre kontributeve të diasporës do të vërehet pashmangshëm në muajt në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …