Reuters: Edhe pse prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për vrasje gjatë luftës, ai në Kosovë konsiderohet hero kombëtar

Reuters: Edhe pse prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për vrasje gjatë luftës, ai në Kosovë konsiderohet hero kombëtar

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar të mërkurën lidhur me fillimin e gjykimit të parë të Gjykatës Speciale,  duke paraqitur kryesisht të dhëna për krijimin e kësaj gjykate dhe për të akuzuarit. Në mesin e tyre Reuters spikat ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje nga posti vitin e kaluar dhe u dorëzua për t’u përballur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Edhe pse prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës, kur ai ishte komandant i UÇK-së që i luftoi policinë e ushtrinë serbe, ai, në Kosovë konsiderohet hero kombëtar i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thaçi iu dha  karrierës politike pasi e udhëhoqi betejën e UÇK-së kundër forcave që ishin nën urdhrin e Millosheviqit. Ai ka qenë figurë mbizotëruese politike në vend që nga shpallja e pavarësisë para 13 vjetësh. Së paku 13.000 njerëz pjesa dërrmuese shqiptarë u vranë  nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, që atëherë ishte provincë e Serbisë nën pushtetin e kryetarit serb Sllobodan Millosheviq, thuhet mes tjerash në një shkrim të Agjencisë, Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …